Interesimin e Kurtit për kishat ortodokse, Vuçiq e quan lojë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se thelbi i lëvizjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është një “lojë”  ku siç tha kreu i shtetit serb “ai flet gjatë gjithë kohës për trashëgiminë kulturore të Kosovës, dhe jo atë serbe”.

Vuçiq i bëri këto komente pas letrës që Kurti i dërgoi igumenit të manastirit të Deçanit, Sava Janjiq në të cilën ai i paraqiti  angazhimin e Qeverisë së Kosovës në mbrojtjen e trashëgimisë kosovare të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, raporton Tanjug.

Kategoritë
LajmeRajoni