Intervistohen kandidatët për drejtorë të shkollave të Prishtinës

Kandidatët për drejtorë e zëvendësdrejtorë nëpër institucionet e arsimit parauniversitar në Prishtinë , u intervistuan sot nga paneli intervistues.

Përveç planit zhvillimor të shkollës, ata u pyetën edhe për çështje tjera që lidhen me arsimin dhe udhëheqjen e shkollës.

Edhe të mërkurën e të enjten do të vazhdojë intervistimi i tyre, ku në mesin e të cilëve ka edhe drejtorë që kërkojnë mandat të ri.

Për 21 institucione arsimore në kryeqytet ishte rishpallur konkursi pas anulimit të atij të parë, për arsye se nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e procedurave të rekrutimit.

Kategoritë
LajmeVendi