Iraku parandalon sulme me raketa kundër objekteve jetike

Komanda e Operacioneve të ushtrisë irakiane në Bagdad tha se forcat e saj “arrestuan tre të dyshuar pasi monitoruan lëvizjet e tyre në zonat Karkh dhe Rusafa në Bagdad”

Ushtria irakiane ka penguar sulme me raketa që synonin objektet jetike në zonat veriore të kryeqytetit Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda e Operacioneve të ushtrisë irakiane në Bagdad tha se forcat e saj “arrestuan tre të dyshuar pasi monitoruan lëvizjet e tyre në zonat Karkh dhe Rusafa në Bagdad”.

“Sipas informacionit në lidhje me qëllimin e armikut për të synuar instalimet jetike në rrethin Tarmiyah, në veri të Bagdadit, u kapën dy raketa Katyusha dhe detonatorë”, tha komanda.

Theksohet se “armët dhe të arrestuarit iu dorëzuan autoriteteve përkatëse”.

Organizata terroriste DEASH ka qenë aktive në provincat Salahuddin, Anbar, Kirkuk dhe Diyala, në një kohë kur qeveria federale po përpiqet të frenojë sulmet e grupit terrorist duke nisur operacione të sigurisë dhe ushtarake në rajonet veriore, perëndimore dhe lindore të vendit.

Kategoritë
BotaLajme