Iraku regjistron vdekjen e parë nga infeksioni i “kërpurdhave të zeza”

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë së kërpurdha e zezë më së shumti sulmon ata me sistem imunitar më të dobët dhe se infeksioni është i lidhur me koronavirusin

Iraku ka raportuar viktimën e parë në vend nga infeksioni i “kërpurdhave të zeza”, virus që ka marrë jetën e mbi 200 personave në Indi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Menaxheri i përgjithshëm i shëndetit në provincën jugore Zikar, Saddam et-Tavil, tha se infeksioni u zbulua tek një person në provincë, i cili së fundmi ndërroi jetë.

Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë së kërpurdha e zezë më së shumti sulmon ata me sistem imunitar më të dobët dhe se infeksioni është i lidhur me koronavirusin.

Në Indi me këtë virus janë infektuar mbi 10 mijë persona, ndërsa jetën e kanë humbur mbi 200 persona.

Një hetim është nisur nëse rastet e mukormikozës, që shpesh regjistrohen tek pacientët që i nënshtrohen trajtimit të koronavirusi në shtetin indian Kerala, janë shkaktuar nga ndotja e oksigjenit të përdorur për mbështetje të frymëmarrjes.

Kategoritë
BotaLajme