Iran, dy të vdekur nga rrëzimi i një avionit luftarak

Uncidenti ndodhi rreth orës 8:10 të mëngjesit sipas orës lokale kur avioni, i cili ishte nisur nga baza ajrore Shahid Babaei në Isfahan, u rrëzua në Anarak, gati 200 kilometra në lindje të qytetit Isfahan

Dy pilotë kanë humbur jetën sot, kur një avion luftarak F-7 u rrëzua pranë provincës Isfahan në Iranin qendror, bëjnë të ditur mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi rreth orës 8:10 të mëngjesit sipas orës lokale kur avioni, i cili ishte nisur nga baza ajrore Shahid Babaei në Isfahan, u rrëzua në Anarak, gati 200 kilometra në lindje të qytetit Isfahan.

Raportohet se avioni ishte në një mision stërvitor në Anarak, i cili bie në qarkun Nain të provincës Isfahan.

Dy pilotët në bordin e avionit, të identifikuar si major Qassem Zamani dhe toger i parë Mohammad Javad, humbën jetën në përplasje, konfirmuan zyrtarët.

Agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA dhe Tasnim cituan zyrtarë ushtarakë të kenë thënë se shkaku i rrëzimit ishte një “defekt teknik” në avionin luftarak.

AA nga burime mësoi se është kërkuar hetim për ngjarjen.

Irani është përballur me cilësinë e dobët të ajrit në javët e fundit, gjë që ka detyruar mbylljen e shkollave, universiteteve dhe zyrave qeveritare në shumë provinca, përfshirë Teheranin dhe Isfahanin.

Kategoritë
BotaLajme