Irani akuzon SHBA-në për “pengim” të luftës kundër koronavirusit

“SHBA nuk dëgjon, por pengon luftën globale kundër COVID-19. Zgjidhja e vetme është të kundërshtohet ndëshkimi masiv i SHBA-së”, është shprehur kryediplomati iranian Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) “po pengojnë” luftën globale kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një postim në Twitter, Zarif përshëndeti thrrjet për heqjen e sanksioneve amerikane kundër Iranit.

“Populli iranian vlerëson fushatën globale në rritje të liderëve të qeverive dhe shoqërisë civile që bëjnë thirrje për heqjen e sanksioneve të paligjshme të SHBA-së. SHBA nuk dëgjon, por pengon luftën globale kundër COVID-19. Zgjidhja e vetme është të kundërshtohet ndëshkimi masiv i SHBA-së. Janë të detyrueshme (masa) morale dhe pragmatike”, ka thënë kryediplomati iranian.

Ndryshe, Irani është një nga vendet më të prekura nga virusi, me gjithsej 1.685 vdekje deri më tani dhe mbi 21.638 raste të konfirmuara.

Kategoritë
BotaLajme