Ish-bashkëshortja e Abramoviqit fshihet në një vilë në Londër dhe ka frikë për pasurinë e saj

Irina Abramovich, ish-bashkëshortja e miliarderit rus Roman Abramovich, fshihet në një vilë në Londër dhe ka frikë për pasurinë e saj të madhe prej 500 milionë paund.

Pas sanksioneve të ashpra që goditën Roman Abramovich, ai mbeti pa kontrollin e Chelseat edhe pse ende nuk e ka shitur klubin. Të gjitha pasuritë e tij janë të ngrira dhe klubi është në pezullim.

Në pritje të shitjes së kampionit aktual të Evropës, është tronditur edhe ish-bashkëshortja e Abramoviqit, Irina, e cila fshihet në një vilë në Londër dhe ka frikë nga sanksionet e mundshme për shkak të afërsisë së ish-bashkëshortit me presidentin rus Vladimir Putin.

Irina aktualisht është e fshehur në një nga vilat në Londër dhe është e shqetësuar për pasurinë e saj që mund të humbasë. Bëhet fjalë për një shifër prej 500 milionë paund, apo 600 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur për mediat britanike ish-sigurimi i saj dhe pjesëtar i ushtrisë, por emrin e të cilit nuk kanë dashur ta japin për arsye sigurie.

Irina ka frikë se jeta e saj luksoze është vënë në pikëpyetje. Ish-stjuardesa njihet për dashurinë e saj ndaj blerjeve, e cila ka qenë pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj.

Kategoritë
BotaLajme