Ish-deputetja e Nismës – PDK-ja ka shkatërruar Nismën, unë do ta mbështes Haskukën në këto zgjedhje

Mbështetjen time, të familjes time dhe të miqëve të mi, në balotazh për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 14 nëntorit do ta merr Mytaher Haskuka, ani pse me disa politika të tij nuk jam pajtuar dhe atë e kam thënë publikisht, ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj.

Balaj – Halimaj ka sqaruar pse ka një mendim ndryshe nga kryesia e degës së Nismës në Prizren.

Postimi i plotë:

Asnjëherë deri më tani nuk i kam dalur kundër qëndrimeve të partisë sime kur ato janë marrë gjatë proceseve demokratike brenda organeve të saj, ani pse ka patur raste kur nuk jam pajtuar por gjithmonë kam respektuar vendimin e shumicës, por për dallim nga atëherë dhe pas shumë diskutimeve me familjarë e mbështetës tani nuk e mbështes “vendimin” e disa individëve brenda degës në Prizren për krijimin e PAN-it duke ditur se këto koalicione vetëm kanë dëmtuar partinë tonë dhe jo vetëm kaq…
Përjashtimi i mendimeve të disa antarëve të kryesisë të Nismës në Prizren brenda organeve të partisë na bën ne që këtë mendim ta shfaqim publikisht dhe në këtë formë e jo ashtu siç do të duhej.
Nisma në Prizren nuk do të duhej ta mbështeste PDK-në.
Jam kundër këtij bashkëpunimi për shumë arsye, e që disa do t’i them këtu e disa do t’i them nëse të tjerëve u intereson.
Nisma në zgjedhjet e 2017-tës ishte kundër po këtij kandidati të PDK-së i cili është edhe sot.
Sot, a ndryshoj kandidati, apo qëndrimi i disa individëve mbrenda Nismës?
Ne ishim munduar më shumë se sa për veten ta sjellnim në qeverisje në Prizren Mytaher Haskukën, e ta rrëzojmë Shaqir Totajn. Pse është dashur t’i humbim 4 vite nëse qëllimi paska qenë që prap se prap të mbështetet PDK dhe Shaqir Totaj?
Të gjithë në Nisma e dijnë që Mytaher Haskuka nuk e ka prishur koalicionin me Nismën.
Të gjithë e dijnë se ishin disa individ të cilët bënë gabime. Këtë e kam thënë në mbledhje të kryesisë atë kohë, ne ishim fajtori. Kështu u larguan shumë antarë të Nismës ose i larguam ne sepse mendonin ndryshe…
Prandaj, unë sot, në asnjë mënyrë nuk do ta mbështes këtë koalicion për të cilin as nuk pata mundësi ta them mendimin tim në kryesi.
Asnjë individ nuk mund të marr vendime për askë dhe për asgjë pa respektuar organet e partisë. Partia nuk është e asnjë individi, por e të gjithëve, pavarësisht kush udhëheq me të dhe partia duhet të jetë gjithmonë e hapur dhe asnjëherë të mbyllet.
Unë jam dhe do të jem në Nisma derisa unë nuk vendos ndryshe, apo derisa organet e partisë nuk vendosin ndryshe.
Prandaj kështu e këtu ku jam, mbështetjen time, të familjes time dhe të miqëve të mi, në balotazh për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 14 nëntorit do ta merr Mytaher Haskuka, ani pse me disa politika të tij nuk jam pajtuar dhe atë e kam thënë publikisht.
Duke i kërkuar falje secilit anëtarë të Nismës (e që jam e sigurt se do të më kuptojnë kur analizojnë drejtë), nëse i krijova sado pak mjegull, kërkoj nga ta të më mirëkuptojnë dhe të mos frigohen asnjëherë për mendime ndryshe edhe brenda partisë.
Sa për të mos harruar; fitova për dy mandate vendin e deputetës në Kuvendin e Kosovës, isha zv. Kryeministre, ndërsa në zgjedhjet e fundit nacionale ishte kulmi i suksesit tim brenda Nismës, dola si e treta më e votuar mbrenda Nismës Socialdemokrate (duke mos dashur të përmend asgjë më shumë e duke falenderuar përsëri secilin që më ka mbështetur), si mund të injorohet dhe përjashtohet mendimi im për orientimin e partisë time???
Me Nismën dhe njerëz të vërtet të Nismës! ??

Kategoritë
LajmeVendi