Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Nuk duhet lejuar votimi fizik në Kosovë për referendumin e Serbisë

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se nuk duhet të lejohet të mbahet në Kosovë votimi fizik për referendumin e Serbisë, i cili ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, nënshkrimi për referendum duhet të bëhet me postë, njofton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar se nuk e di se çfarë interesi do të kenë serbët që jetojnë në Kosovë për të votuar këtë referendum të Beogradit.

“Apriori nuk mund të them se ka shkelje në kuptimin klasik të Kushtetutës, por do të thotë që populli i Kosovës është në territori sovran, dhe duhet të dal në referendum për çështje të Kosovës. E konsideroj të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, sepse aty bien konflikti i sovraniteteve territoriale dhe politike të dy vendeve të pavarura dhe sovrane”.

“Mënyra më e mirë, nëse lejohet votimi në këtë referendum, është të votohet me postë. Nuk duhet të lejohet votimi në kuptimin fizik në një shtet tjetër për interesa të një shteti tjetër. Sa kam njohur referendumi mbahet për ndryshimet kushtetuese të sistemit juridik në Serbi, nënkupton zgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, përmes organeve të veçanta që do të krijohen në të ardhmen. Nuk e di çfarë interesi kanë qytetarët serbë të Kosovës për të bërë një referendum të tillë, e konsideroj të papranueshëm dhe nuk duhet lejuar të mbahet votimi fizik në Kosovë”,ka thënë Kryeziu

Kategoritë
LajmeVendi