Ish-këshilltari i Trump: Me Thaçin e Vuçiçin e kemi folur për shkëmbimin e territoreve

Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton u shpreh se gjatë kohës që ka qenë në detyrë bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç është folur edhe idenë e shkëmbimit të territoreve.

Mund të ju them se kur isha këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe flisja me presidentin Thaçi dhe me presidentin Vuçiç, ajo mundësi, pra korrigjimi i vogël territorial, është shqyrtuar dhe është diskutuar.

Nëse do të mundë ta kapërcenim shpërbërjen e Jugosllavisë më 1991-n dhe unë e di që historia shkon shumë më larg se 30 vjet, atëherë ajo mund të jetë pjesë e një pakete më të madhe që do të na çonte drejt një zgjidhjeje.

Nëse njerëzit nuk dëshirojnë të flasin për korrigjimin e territorit, pa dyshim se ju hiqni një zgjidhje të mundshme përbërëse dhe ngushtoni opsionet për zgjidhje dhe pa dyshim krijoni një situatë në të cilën është më e vështirë të gjesh një zgjidhje.

Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të diskutojë për korrigjimin e territorit, por unë mendoj se atëherë praktikisht do të thotë se nuk do të ketë progres në negociata” u shpreh John Bolton për “Kosovo Online”.

Boltoni tha se BE-ja ishte e pakënaqur kur ai kishte tentuar të ndërhynte në dialogun mes dy vendeve.

Kur tentova të përzihesha, me sugjerimin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair ndër të tjerë, kur isha këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, evropianët ishin shumë të pakënaqur kur dëgjuan për interesimin tim. BE-ja ka negociuar për më shumë se një dekadë pa ndonjë përparim të rëndësishëm dhe Shtetet e Bashkuara do të kontribuonin në një perspektivë të re.

Besoj se prioritet për të gjithë do të duhej të ishte arritja e një marrëveshjeje, madje edhe nëse është e nevojshme të bëni kompromise që duken të dhimbshme, sepse atëherë ju mund të ecni përpara në çdo aspekt, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik” tha ai.

Kategoritë
BotaLajme