Ish-komandanti i ushtrisë serbe, tash kandidat për President të Serbisë, e hap fushatën në Prizren

Kandidati për president të Serbisë dhe ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe, Zdravko Ponos, ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin historik të Prizrenit, ku edhe ka hapur fushatën e tij, shkruan Nova.rs 

Ponos ka thënë se Prizreni ka mbetur po ai qytet i bukur, derisa sipas tij, në rrugët e qytetit mungon gjuha serbe. Ai thotë se do të donte që Prizreni të ndryshonte dhe të dëgjohej në rrugë serbishtja dhe gjuha shqipe.

“Prizreni është ende qytet i bukur si atëherë, por diçka i mungon. I mungon diçka kaq e madhe, kaq evidente, i mungon gjuha serbe në rrugë. Do të doja që të ndryshonte, të bëhej sërish Prizreni i vjetër i bukur me serbisht dhe shqip në rrugët e tij”, ka thënë Ponos.

Tutje Ponos ka treguar se si kishte filluar karrierën e tij prej ushtaraku 35 vjet më herët në Kosovë.

Kategoritë
LajmeRajoni