Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 Tetorit

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Nasim Haradainaj dhe Hyni Gucati të cilët po mbahen në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë kanë aplikuar për të votuar të dielën.

Lajmi për Gazetën Online Reporteri.net është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualish po mbahen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.”, ka thënë ai

Elezi ka theksuar se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

Pesë ish-drejtuesit e UÇK-së po mbahen në Hagë me pretendimet se kanë kryer krime luftë gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitit 1999 kurse Gucati e Haradinaj për nxjerrjen në publik të informacioneve të rëndëshime.

Kategoritë
LajmeVendi