Ish-ministri izraelit përdor pamje të gabuara për të justifikuar sulmet ndaj civilëve në Gazë

Ish-ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Naftali Bennett ndërsa përpiqej të justifikonte qëllimin e objektivave civilë në Spitalin Shifa në Rripin e Gazës, postoi pamjet e një spitali në Pakistan.

Lideri i Partisë Yamina, Naftali Bennett, i cili shquhet për pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë, në postimin e tij mori në objektivë emrat e njohur si modelja e famshëm Bella Hadid dhe komedjenët John Oliver dhe Trevor Noah, të cilët reaguan ndaj vrasjes së civilëve në Gaza në sulmet e fundit izraelite.

Në mesazhin e tij, Bennett pretendoi se Hamasi përdori ndërtesat si spitale, shkolla dhe zyra shtypi.

Duke radhitur pretendimet e tij, në vend të Spitalit Shifa në Rripin e Gazës, ai postoi një pamjet e një spitali në Pakistan.

Edhe pse u zbulua se ai përdori pamje të gabuara, spikat fakti që Bennett nuk e fshiu postimin në llogarinë e tij në Youtube, e cila u shikua nga më shumë se 100 mijë njerëz.

Kategoritë
BotaLajme