Ish-negociatori serb: Ka skaduar marrëveshja për targat e veturave, Serbia po gënjen

Borko Stefanoviq, ish-negociatori i Serbisë, ka pasur fjalë qortuese për pushtetin në Serbi në lidhje me oepracionin në veri sa i përket dezinformimit të një marrëveshjeje të vitit 2016 për targat.

Ai ka konfirmuar se kjo marrëveshje për targat e veturave ka skaduar.

“Marrëveshja është arritur më 2011-n, që qytetarët me targa të Kosovës duhet të vënë targa të përkohshme në momentin kur futen në Serbi. Më 2016, Vuçiqi dhe Daçiqi pranuan se kjo vlen edhe pesë vjet. Kjo tash ka skaduar. Po gënjen regjimi juaj. Shpjegojani serbëve në Kosovë se si i ‘mbroni’”, ka shkruar Stefanoviq.

Policia e Kosovës e ndërmori një operacion në veri për të zbatuar marrëveshjen në fjalë për targa të përkohshme.

Kategoritë
LajmeRajoni