Ish-presidenti në kujdes intensiv, Hillary Clinton fotografohet e shqetësuar ndërsa viziton Bill-in në spital

Hillary Clinton është fotografuar ndërsa vizitonte bashkëshortin e saj Bill Clinton, i cili ndodhet i shtruar në një njësi të kujdesit intensiv në Kaliforni. Ish-presidenti amerikane është në gjendje të rëndë pas një infeksioni të traktit urinar.

75-vjeçari, i cili i është nënshtruar një bypass-i të katërfishtë të zemrës në 2004, po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv të një Qendre Mjekësore në Orange, ku ai ndodhet që nga e marta duke marrë kujdes shëndetësor.

Një zëdhënës i ish-presidentit tha mbrëmë se gjendja e tij është e qëndrueshme pasi u pranua në për kujdes mjekësor për një çështje jo-Covidi. Hillary dukej e shqetësuar dhe ishte e rrethuar nga oficerë të sigurisë ndërsa futej në njësinë ku është shtruar Bill.

Kategoritë
BotaLajme