Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: SHBA të njohë pavarësinë e Tajvanit

“Unë mendoj se kjo është për t’i ofruar Republikës Kineze të Tajvanit njohjen diplomatike nga SHBA-ja”, tha ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i bëri thirrje administratës së Washingtonit që të njohë Tajvanin si një vend të pavarur.

Duke folur në një institut kërkimor gjatë vizitës së tij në Tajvan, Pompeo tha se qeveria amerikane duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm, të cilat janë në kohën e duhur, për të bërë atë që është e drejtë dhe e qartë.

“Unë mendoj se kjo është për t’i ofruar Republikës Kineze të Tajvanit njohjen diplomatike nga SHBA-ja”, tha Pompeo. Ai argumentoi se Tajvani nuk ka nevojë të shpallë pavarësinë e tij, sepse ai tashmë është një komb i pavarur.

Pompeo e përshkroi luftën në Ukrainë si “një luftë midis demokracive dhe autokracive”.

Duke kujtuar se Tajvani po siguron furnizime mjekësore për Ukrainën dhe se do të marrë pjesë në sanksionet e udhëhequra nga Perëndimi kundër Rusisë, Pompeo tha se Tajvani është “në ballë të luftës midis lirisë dhe tiranisë”.

Konflikti Kinë-Tajvan

Në luftën civile që shpërtheu pas Luftës së Dytë Botërore në Kinë, Partia Komuniste Kineze (PKK) e udhëhequr nga Mao Zedong mori pushtetin në 1949 dhe shpalli themelimin e Republikës Popullore të Kinës, anëtarët e Partisë Nacionaliste Kineze (Kuomintag) i udhëhequr nga Chiang Kai-shek, u vendos në Tajvan dhe shpalli pavarësinë, duke pretenduar se në ishull vazhdon udhëheqja e “Republikës së Kinës” e krijuar në vitin 1912.

Edhe pse kjo iniciativë nuk u pranua nga Kina, përfaqësuesit e Tajvanit përfaqësonin Kinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) deri në vitin 1971. Në vitet 1950 dhe 1960, pasi shumë vende ndryshuan marrëdhëniet e tyre diplomatike nga Republika e Kinës në Republikën Popullore të Kinës, në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në vitin 1971, qeveria e Pekinit u pranua si përfaqësuesi i vetëm legjitim i Kinës dhe pjesëmarrja e Tajvanit në organizatat ndërkombëtare ishte bërë i pasigurt.

Qeveria e Pekinit me miratimin e parimit “Një Kinë”, argumenton se Tajvani është pjesë e territorit të tij. Përveç pranisë së saj ushtarake brenda dhe rreth ngushticës, Kina kundërshton marrëdhëniet e pavarura diplomatike të Tajvanit me vendet e botës dhe përfaqësimin e saj në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Kategoritë
BotaLajme