Ish sekretari amerikan: Një ditë dikush do dalë me dokumente që tregojnë se çfarë ndodhi në laboratorin ku nisi pandemia

Ish Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, ka folur së fundmi rreth negociatave të vazhdueshme të administratës së Biden me Iranin, dhe çfarë di ai për teorinë e rrjedhjes së koronavirusit nga laboratorët në Kinë

Ai tha se është i vështirë depërtimi brenda disa të dhënave që janë në Kinë, për shkak të autoriteteve atje, por shtoi se ai kishte parë mjaftueshëm.

’Do të jetë e vështirë sepse Partia Komuniste Kineze nuk dëshiron që ne të dimë se çfarë ka ndodhur. Ata filluan të mbulohen të paktën nga fillimi i janarit të vitit 2020 me siguri. Një ditë do të ketë një person kinez të guximshëm që del fshehurazi me dokumentet, me dokumentet, me ditarin nga laboratori. Çfarëdo që na duhet ta dimë. Unë për veten time kam parë mjaft, çështja më e mundshme është se erdhi nga ky laborator, atëherë Partia Komuniste Kineze e mbuloi atë’’, tha Pompeo.

Tutje, Pompeo shtoi se laboratori nga ku thuhet se ka dalur edhe pandemia e koronavirusit është ende funksional, dhe kështu duhet bërë çdogjë për të vëzhguar gjendjen në detaje.

‘’Ata po kryenin hulumtime për armët , këto janë gjëra vërtet të rrezikshme. Me sa di unë, ai laborator është ende duke funksionuar, dhe kështu duhet që  ne duhet të përdorim çdo mjet në dispozicion, dhe ne kemi shumë’’, përfundoi ish sekretari amerikan në administratën Trump.

Kategoritë
BotaLajme