Ish-shefi i Mossad-it aludon se Izraeli qëndron pas sulmeve të projektit bërthamor iranian

Yossi Cohen thotë se Izraeli ka ndjekur nga afër shkencëtarin bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh, i cili u vra në nëntor të vitit 2020

Kreu në largim i Mossad-it të Izraelit, Yossi Cohen, ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me operacionet e kryera nga agjensia e spiunimit kundër projektit bërthamor iranian dhe shkencëtarit të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Cohen, në një intervistë të rrallë, foli për median izraelite Channel 12 një javë pasi dha dorëheqjen. Zakonisht, shefat e Mosadit presin për vite me radhë për të folur në media pas pensionimit.

Ai aludoi në atë se Mossad-i shpërtheu një strukturë nëntokësore të centrifugës iraniane në qytetin iranian Natanz.

“Centrifugat vërtiteshin”, tha ai.

“Tanimë nuk duket më vërtiten?” pyeti gazetari Ilhan Dayan.

“Pikërisht”, tha Cohen.

Ish-shefi i agjencisë më tej tha: “Ne i themi shumë qartë (Iranit): Ne nuk do t’ju lejojmë të keni armë bërthamore. Çfarë nuk kuptoni?”

Në prill, një ndërprerje e rrymës ndodhi në objektin bërthamor Natanz pranë kryeqytetit Teheran një ditë pasi Republika Islamike e Iranit zbuloi centrifuga të reja të avancuara të uraniumit.

Cohen përshkroi një operacion të vitit 2018 në të cilin Mossad-i vodhi arkivin bërthamor të Iranit nga kasafortat në një depo në Teheran.

Ai më tej tha se Mossad kishte vite që vëzhgonte nga afër shkencëtarin bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh, por nuk mori përgjegjësinë për vrasjen e tij.

Në nëntor të vitit 2020, shkencëtari i lartë bërthamor i Iranit Fakhrizadeh u vra nga persona të armatosur të paidentifikuar në periferi të Teheranit. Shumica e zyrtarëve iranianë e konsideruan Izraelin përgjegjës për vrasjen, duke u zotuar për një përgjigje të ashpër.

“Nëse një person paraqet rrezik për qytetarët e Izraelit, ai duhet të eliminohet”, tha Cohen, duke shtuar: “Megjithatë, nëse ai ndjek rrugët e tij dhe nuk na paraqet dëm më gjatë, atëherë ai do të kursehet”.

Cohen mohoi supozimin se Irani është më afër se kurrë posedimit të një arme bërthamore, duke thënë: “Kjo nuk është e vërtetë”.

Kategoritë
BotaLajme