Ish-ylli i NBA-së, Hidayet Türkoğlu, rizgjedhet president i Federatës së Basketbollit të Turqisë

“Ju na zgjodhët sërish. Dua të premtoj se do të punojmë më mirë në 3 vitet e ardhshme. Shpresoj se do ta sjellim basketbollin turk në një vend më të mirë së bashku”, u tha Türkoğlu mbështetësve pas fitores së tij

Ish-ylli i NBA-së, Hidayet Türkoğlu, është rizgjedhur president i Federatës së Basketbollit të Turqisë (FBT), raporton Anadolu Agency (AA).

“Ju na zgjodhët sërish. Dua të premtoj se do të punojmë më mirë në 3 vitet e ardhshme. Shpresoj se do ta sjellim basketbollin turk në një vend më të mirë së bashku”, u tha Türkoğlu mbështetësve pas fitores së tij.

Kjo do të jetë qëndrimi i tij i dytë në krye të organizatës pasi fitoi 108 nga 171 vota.

Ai u emërua më herët president i FBT-së në 2016.

Türkoğlu mundi kundërkandidatit Harun Erdenay, i cili mori 42 vota, si dhe Erman Kunter, i cili mori 21 vota.

42-vjeçari Türkoğlu, e filloi karrierën e tij me Efes Pilsen, tani Anadolu Efes, përpara se të bashkohej me Sacramento Kings në vitin 2000, duke u bërë turku i parë që luajti në NBA.​​​​​​​​​​​​​​

Kategoritë
BotaLajme