Ish-zyrtari izraelit e pranon: Po, ne kishim një dorë në vrasjen e Qaseem Soleaimanit

Izraeli pati rol në operacionin për të vrarë komandantin e lartë të Iranit Qasem Soleimani. Kështu shprehet ish-kreu i Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, gjeneralmajor Tamir Hayman.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë izraelit konfirmon një rol në njërin prej operacioneve që tronditi Lindjen e Mesme.

Sipas “Jerusalem Post“, Hayman foli në një intervistë për revistën “Malam”, e cila botohet nga Qendra e Trashëgimisë dhe Përkujtimit të Inteligjencës Izraelite.

Soleimani ishte komandanti Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike. Në intervistë, Hayman konfirmoi se Izraeli “ka luajtur një rol” në vrasjen e synuar nga SHBA dy vjet më parë.

Në maj, Yahoo Neës raportoi se Izraeli i dha SHBA-ve akses në numra të shumtë celularë që i përkisnin Qasem Soleimanit për ta ndihmuar në gjurmimin e tij.

“Vrasja e Soleimanit ishte e rëndësishme pasi armiku ynë kryesor është Irani”, tha Hayman.

Kategoritë
BotaLajme