Itali, mbi 400 kafshë shtëpiake kanë ngordhur për shkak të festimeve të Vitit të Ri

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Kafshëve, thuhet se të paktën 400 mace dhe qen humbën jetën për shkak të fishekzjarrëve të përdorura në festimet e Vitit të Ri.

Mbi 400 kafshë shtëpiake kanë ngordhur për shkak të fishekzjarrëve të përdorura në festimet e Vitit të Ri në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Kafshëve, thuhet se të paktën 400 mace dhe qen humbën jetën për shkak të fishekzjarrëve të përdorura në festimet e Vitit të Ri.

Më tej theksohet se qindra kafshë të frikësuara nga zhurmat e forta gjithashtu kanë ikur të frikësuara.

Gjithashtu thuhet se më shumë se 360 ​​mace dhe qen ngordhën në festimet e vitit të kaluar, pavarësisht kufizimeve të COVID-19, ndërsa theksohet se ky numër i kaloi 400 raste këtë vit.

Zyrtarët thonë se kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë nëse përfshihen edhe kafshët e egra.

Fishekzjarrët, të cilat përdoren në organizime të tilla si argëtime, festime dhe dasma, ndikojnë negativisht në shëndetin dhe jetën e shumë gjallesave, përfshirë njerëzit, për shkak të përzierjes së kimikateve dhe gazeve toksike në ajër, si dhe ndotjes akustike.

Ndërkaq, dihet se fishekzjarrët e hedhura bëjnë që shumë zogj të vdesin nga frika ose të digjen.

Kategoritë
BotaLajme