Itali, numri i vdekjeve nga COVID-19 tejkalon shifrën 9.000

Gjithsej 919 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi janë regjistruar në Itali, që është një numër i ri rekord i vdekjeve në një ditë.

Italia ka raportuar 919 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi, që shënon një numër rekord të vdekjeve në një ditë, duke e çuar në 9.134 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend, që gjithashtu është numri më i lartë i vdekjeve në botë.

Të dhënat e fundit të siguruara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve gjithashtu vazhdon të rritet, edhe pse me tendencë më të ngadaltë nga dita e djeshme.

Gjithsej 66.414 raste të koronavirusit janë konfirmuar në Itali, prej të cilëve 10.950 janë shëruar.

Epiqendra e përhapjes së virusit në Itali mbetet rajoni verior Lombardia, ku janë regjistruar 5.402 viktima.

Ekspertët kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me rritjen e numrit të të infektuarve, që akoma nuk ka treguar shenja të një kthese.

Silvio Brusaferro, kreu i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, tha se Italia ende nuk ka arritur kulmin e infektimeve, por shtoi se që nga 19-20 mars, numri i të infektuarve ka filluar të ngadalësohet.

Kategoritë
BotaLajme