Italia bën të detyrueshme certifikatën e vaksinimit të Covid-19

Italia pritet të bëjë të detyrueshme certifikatën e Covid-19, duke filluar nga 6 gushti. Ky veprim do të lejojë të gjithë qytetarët të moshës 12 vjeç e lartë, që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës të kenë akses në vende të mbyllura, duke përfshirë restorante, kinema dhe palestra.

“Certifikata shëndetësore është një instrument për të lejuar italianët të vazhdojnë aktivitetet e tyre, me garancinë për të mos e gjetur veten mes personave të infektuar”, shpjegoi kryeministri Mario Draghi.

Pas mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeveritar, certifikata e vaksinimit nuk do të jetë e detyrueshme për transportin publik, shkruan BBC.

Virusi është përsëri në rritje në Itali, për shkak të variantit  delta. Numri i rasteve të reja u dyfishua gjatë javës së kaluar, me më shumë se 5,000 infeksione të raportuara të enjten.

Rreth gjysma e italianëve janë plotësisht të vaksinuar. Kryeministri italian Mario Draghi ka dënuar politikanët e djathtë të cilët kanë bërë thirrje të rinjve të mos vaksinohen.

Kategoritë
BotaLajme