Italia në ndihmë të vogëlushit Mustafa: T’i japim një të ardhme

Një foto që tronditi gjithë botën: Një baba i gjymtuar duke mbajtur djalin në krah pa asnjë gjymtyrë.

Ata janë Munzir al-Nazsal dhe Mustafa , protagonistët e fotos që fitoi çmimin Siena Photo Awards  dhe simbol i dramës së luftës në Siri.

Por tani ai imazh mund të ndryshojë jetën e vogëlushit.

Menjëherë pas publikimit të fotos një shoqatë ka filluar të grumbullojë fonde për t’i blerë proteza Mustafait të vogël ndërsa shteti fqinj Italia ka ofruar kujdese dhe mikpritje për vogëlushin.

Ishte Presidenti i Rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti që shkori në twitter:

“Sistemi shëndetësor i Lazios është i disponueshëm për të mirëpritur dhe marrë përgjegjësinë e Mustafait për t’i garantuar atij kujdes dhe një jetë më të mirë”.

Por ndërkohë, mbledhja e fondeve e nisur nga Siena Photo Aëards 27 tetorin e kaluar vazhdon: janë arritur rreth 27 mijë euro , synimi është 400 mijë për t’u blerë proteza të veçanta elektronike që ende nuk janë në dispozicion në Turqi .

Kategoritë
BotaLajme