Izetbegoviç: Serbia s’ka të drejtë të sundojë mbi Kosovën

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), të Bosnje Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, deklaroi sot se Serbia ka dëshmuar se nuk ka të drejtë të sundojë mbi Kosovën.

Duke folur për qëndrimin e Serbisë ndaj Bosnjës, Izetbegoviç deklaroi se dihet që pala serbe e udhëhequr nga Sllobodan Milosheviç dhe Radovan Karaxhiçi “pastroi etnikisht gjysmën e territorit të Bosnjës nga jo-serbët”.

“Shteti i Serbisë ka dëshmuar se nuk ka të drejtë të sundojë mbi Kosovën. Ata ia bënë këtë vetvetes kur bëhet fjalë për Kosovën. Kosova ishte një rajon autonom, Republika Sërpska është një njësi falë Kushtetutës, e cila mund të ndryshohet ditën tjetër, dhe jo falë Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Të dyja nuk mund të krahasohen .

Ka ngritur kampe, përdhunoi dhe vrau, shkatërroi të gjitha gjurmët e ekzistencës së dy popujve të tjerë.” E njëjta anë dhe regjim bënë të njëjtën të keqe në Kosovë dhe BiH. Ata nuk kanë fakte historike, morale ose ligjore me të cilat mund të thirren dhe barazohen të drejtat e serbëve në BiH dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë “,  ka thënë ai.

Izetbegoviç ndër të tjera thekson se Serbia duhet të përballet me atë që ka bërë, dhe t’i kërkojë falje Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni