Izrael, 44 të vdekur në një turmë në festivalin religjioz

Gjatë shënimit të festës hebraike Lag baOmer u lënduan 103 persona të tjerë.

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe 103 të tjerë janë lënduar sot herët në një turmë në një festival fetar hebre në Izraelin verior.

Incidenti ndodhi në malin Meron pranë qytetit verior Safed, ku po festohej festa Lag baOmer.

Sipas të përditshmes izraelite “The Jerusalem Post”, 44 njerëz vdiqën në turmë dhe 103 u plagosën, 44 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Gjithashtu, raportohet se u ngrit një spital fushor në rajon dhe se ka probleme me rrjetet telefonike për shkak të dendësisë.

Policia izraelite ka nisur hetimet për turmën.

Gjashtë helikopterë të ndihmës së shpejtë u dërguan në rajon për evakuimin e atyre në gjendje kritike dhe shumë ekipe mjekësore mbërritën në vendin e ngjarjes.

“Tragjedi në malin Meron. Të gjithë lutemi për shërimin e të lënduarve. Unë dua të inkurajoj forcat e shpëtimit që veprojnë në zonë”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme