Izrael, hiqet detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura

Në kuadër të vendimit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë, përveç disa përjashtimeve duke filluar nga sot është hequr detyrimi për të vendosur maska në ambiente të mbyllura.

Në Izrael ka përfunduar detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura e cila zbatohej në kuadër të masave për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Në Izraelin i cili në proporcion me popullsinë ndodhet në mesin e vendeve që ka kryer më shumë vaksinime, është hedhur një hap i ri në procesin e normalizimit pas pandemisë COVID-19.

Në kuadër të vendimit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë, përveç disa përjashtimeve duke filluar nga sot është hequr detyrimi për të vendosur maska në ambiente të mbyllura.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se do të vazhdojë të zbatohet detyrimi për vendosjen e maskës në institucionet shëndetësore për ata që nuk janë vaksinuar, për personat që shkojnë në karantinë dhe për udhëtarët në rrugë dhe brenda avionit.

Detyrimi për vendosjen e maskës në ambiente të hapura u hoq më 19 prill

Falë vaksinimit, Izraeli arriti me sukses të vë nën kontroll pandeminë dhe nga muaji shkurt e deri më tani filluan të lirohen masat ndaj COVID-19 ndërsa nga 19 prilli është hequr edhe detyrimi për vendosjen e maskës në ambient të hapur.

Në Izrael i cili ka një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë deri më sot 5 milionë e 480 mijë persona e kanë marrë dozën e parë ndërsa 5 milionë e 145 mijë të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Numri i rasteve aktive i cili tejkaloi 84 mijë në janar 2021, ra në 216 falë vaksinimit ndërsa rastet ditore kanë rënë nën 20 dhe se shumica e rasteve janë nga jashtë vendit.

Kategoritë
BotaLajme