Izrael kërcënon: Koha kur Irani ndezë Lindjen e Mesme pa ndëshkim ka marrë fund

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet foli për përpjekjet për të bindur bashkësinë ndërkombëtare për pikëpamjen e izraelite “por në të njëjtën kohë, ne dimë të veprojmë të vetëm” paralajmëroi ai, transmeton Gazeta Metro.

Irani më nuk mund të vazhdojë me agresionin e tyre pa ndëshkim, paralajmëroi kryeministri izraelit Bennet të hënën gjatë vizitës së komandës veriore të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

“Irani e di çmimin që paguajnë ata që kërcënojnë sigurinë tonë. Iranianët duhet të kuptojnë që ata nuk mund të rrinë të qetë në Teheran dhe të ndezin gjithë Lindjen e Mesme nga atje. Kjo ka marrë fund” tha Bennet.

Rritja e buxhetit të mbrojtjes si pjesë e buxhetit shtetëror të Izraelit që u miratua në kabinetin e qeverisë të dielën është tregues i qartë për seriozitetin e tyre në investim për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimit izraelit theksoi Bennet në takim me ushtarakët.

Këto komente të Bennet vijnë disa ditë pas sulmit me drone ndaj anijes tregtare në pronë të kompanisë izraelite Mercer Street në Detin Arab nga Irani, ku u vranë dy marinarë, një shtetas britanik dhe një rumun. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Rumania kanë thënë njoftuar se janë të sigurt se ishte Irani që qëndron prapa sulmit dhe se do të kundërpërgjigjen.

Bennet ishte kritik ndaj Bashkimit Europian pasi ata dërguan Enrique Mora, koordinatorin e BE’së në bisedimet bërthamore me Iranin, dhe zëvendës sekretar i përgjithshëm Shërbimit për Veprimtari të Jashtme të Europës, ministria e jashtme e BE’së, si pjesëmarrës në inaugurimin e Presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisi këtë javë.

“Raisi është presidenti më ekstremist i Iranit deri tani, dhe ka garë të egër atje. I bëj thirrje Bashkimit Europian: nuk mund të flisni për të drejtat e njeriut derisa nderoni një vrasës, që ka varur qindra disidentë.”

Presidenti i ri iranian i ishte vënë nofka “kasapi i Teherani” për shkak të rolit të tij si ish gjykatës në dënimin dhe ekzekutimin e mijëra disidentëve iranianë. Për shkak të veprimtarisë së tij SHBA i ka vendosur sanksione për shkelje të të drejtave njerëzore dhe padi për krime lufte në Suedi.

Përveç shteteve të veçanta që dënuan sulmin [po ashtu sot organizata e NATO’s dënoi atë sulm. Bashkimi Europian e vlerësoi sulmin si të “papranueshëm” por nuk përmendi Iranin në deklaratë askund duke shtuar vetëm se “ka parasysh vlerësimin e SHBA’së, Britanisë dhe Izraelit”.

Kategoritë
BotaLajme