Izrael, mijëra njerëz në protesta kundër Netanyahut

Protestuesit mbanin bluza me mbishkrimin “Kryeministri kriminel” dhe brohorisnin kundër Netanyahut.

Në Kudsin Perëndimor u organizuan protesta kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 23 mars në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

DIsa mijëra njerëz u mblodhën para parlamentit izraelit, nga ku filluan marshin protestues deri në rezidencën e kryeministrit në Kudsin Perëndimor.

Protestuesit përpos flamurit shtetërorë mbanin edhe flamuj të zinj.

Protestuesit mbanin bluza me mbishkrimin “Kryeministri kriminel” dhe brohorisnin kundër Netanyahut.

Policia gjatë protestave ndërmori masa të rrepta sigurie dhe bllokoi rrugët pranë vendit ku u mbajtën protestat.

Mbështetësit e opozitës në Izrael tashmë 39 javë mbajnë protesta, ku kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut, të cilin e akuzojnë për korrupsion.

Netanyahu është akuzuar për korrupsion për marrje ryshfeti, rrënim të besimit dhe mashtrim, por i ka mohuar të gjitha akuzat.

Kategoritë
BotaLajme