Izrael, për herë të parë pas 3.5 vitesh miratohet buxheti vjetor

Pritet që Parlamenti izraelit të mblidhet sërish për të diskutuar për buxhetin e vitit 2022.

Qeveria e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett kaloi kthesën e parë në maratonën e bisedimeve për buxhetin dhe për herë të parë pas 3.5 vitesh buxheti vjetor u miratua nga parlamenti.

Parlamenti izraelit diskutoi për buxhetin e vitit 2021 në seancën që filloi dje dhe përfundoi sot në orët e para të mëngjesit.

Pas diskutimit, buxheti i vitit 2021 në shumën prej 609 miliardë Shekel izraelit (rreth 194 miliardë dollarë) u votua në parlamentin prej 120 vendesh.

Buxheti për vitin 2021 u miratua me 61 vota “pro” dhe 59 vota “kundër”. Në këtë mënyrë në parlament për herë të parë u miratua buxheti i përgjithshëm i cili prej marsit 2018 nuk miratohej për shkak të krizave të koalicioni dhe zgjedhjeve të përkohshme.

Me miratimin e buxhetit për vitin 2021, kryeministri Bennett në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se “Pas kaosit që ka vazhduar prej vitesh, kemi formuar një qeveri, kemi kapërcyer variantin Delta të COVID-19 dhe falënderuar Zotit kemi kaluar buxhetin për Izraelin”.

Pas votimit seanca u ndërpre për dëgjimin e deputetëve. Pritet që Parlamenti izraelit të mblidhet sërish për të diskutuar për buxhetin e vitit 2022.

Qeveria e koalicionit e përbërë nga 8 parti nën udhëheqjen e Bennett, nëse miraton edhe buxhetin 2022 në parlament, ajo do të kapërcejë një prej pengesave më të mëdha para saj.

Ndërkohë, qeveria e koalicionit duhet të miratojë në parlament buxhetin për vitin 2022 deri më 14 nëntor, në të kundërtën qeveria ligjërisht shpërndahet dhe vendi do të detyrohet të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Votimi i buxhetit të vitit të ardhshëm pritet të zhvillohet në mbrëmje ose nesër në mëngjes.

Kategoritë
BotaLajme