Izrael, restorantet dhe kafenetë hapen për personat që kanë certifikatë vaksinimi

Restorantet dhe kafenetë filluan të ofrojnë shërbime për personat që kanë dokumentin e emërtuar “Pasaporta e gjelbër” që jepet për ata që kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Në Izrael, restorantet, kafenetë dhe hapësirat e aktiviteteve që kanë qenë të mbyllura në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) filluan të ofrojnë shërbime për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës.

Masat e vendosura për shkak të pandemisë vazhdojnë të lirohen gradualisht në Izrael i cili është vendi që ka kryer më shumë vaksinime në botë krahasuar me popullsinë e tij.

Në kuadër të kësaj që nga sot restorantet dhe kafenetë kanë filluar të ofrojnë shërbime për personat që kanë dokumentin e emërtuar si “Pasaporta e gjelbër” që jepet për ata që kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Personat që posedojnë “pasaportën e gjelbër” mund të marrin pjesë në aktivitetet e zhvilluara në ambiente të mbyllura që nuk tejkalon 300 persona ose që kapaciteti i të cilëve nuk tejkalon 50 për qind.

Një numër i caktuar i ndjekësve me “pasaportë të gjelbër” do të lejohen të ndjekin aktivitetet sportive dhe kulturore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Izraelin me një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë, dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 4 milionë e 929 mijë persona, ndërsa dozën e dytë 3 milionë e 716 mijë persona.

Falë vaksinimit, numri i rasteve i cili arriti në mbi 10 mijë në muajin janar, aktualisht ka rënë nën 4 mijë.

Në kuadër të masave kundër COVID-19 në vend, restorantet dhe kafenetë mund të ofronin shërbime vetëm nëpërmjet dorëzimit me paketim.

Kategoritë
BotaLajme