Izrael, rritet në 945 numri i rasteve me koronavirus

Qeveria e Tel Avivit, për shkak të Covid-19 ka ndaluar hyrjen e të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.

Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka njoftuar se ka arritur në 945 numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Izrael janë shënuar 62 raste të reja me Covid-19, duke e rritur numrin në 945, thuhet në një deklaratë me shkrim nga ministria ku theksohet se 20 prej tyre janë në gjendje të rëndë ndërsa 37 të tjerë janë shëruar.

Në kuadër të masave të marra kundër Covid-19, më parë në vend është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat si dhe janë ndaluar aktivitetet dhe takimet në mjedise të mbyllura dhe publike që tejkalojnë numrin mbi 10 persona.

Gjithashtu duke filluar nga 15 marsi është vendosur edhe mbyllja e shumë bizneseve me përjashtim të marketeve, farmacive, pikave të karburantit dhe bankave.

Qeveria e Tel Avivit, për shkak të Covid-19 ka ndaluar hyrjen e të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.

Në vend është shënuar edhe vdekja e parë nga koronavirusi (Covid-19), pasi më 20 mars një person i gjinisë mashkullore 88-vjeçare humbi jetën nga koronavirusi në Bregun Perëndimor.

Kategoritë
BotaLajme