Izraeli anulon vizitat e familjarëve të të burgosurve palestinezë

Shoqata e të burgosurve palestinezë bëri të ditur se familjet e të burgosurve palestinezë për vendimin izraelit u informuan nga organizata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq

Autoritetet izraelite kanë anuluar vizitat e familjeve palestineze për të burgosurit pasi 6 palestinezë u arratisën nga burgu Gilboa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të burgosurve palestinezë në një deklaratë bëri të ditur se familjet e të burgosurve palestinezë për vendimin izraelit u informuan nga organizata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq

Autoritetet izraelite kanë anuluar vizitat e familjeve palestineze për të burgosurit për shkak të tensioneve në burg. Më tej thuhet se vendimi i Izraelit do të jetë në fuqi deri në fund të shtatorit.

Vendimi thuhet se është një lloj praktike e ndëshkimit të të burgosurve për ngjarjet e fundit në burgjet izraelite.

Këshilli i të burgosurve palestinezë të Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO) njoftoi se autoritetet izraelite po kryenin “krime naziste” kundër të burgosurve palestinezë dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur të burgosurit palestinezë.

Forcat izraelite vazhdojnë të kërkojnë 6 të burgosurit palestinezë pas arratisjes së tyre nga një burg i sigurisë së lartë në veri të Izraelit.

Arratisja nga burgu Gilbo të hënën tronditi udhëheqjen politike izraelite dhe publikun. Gjashtë të burgosur palestinezë gërmuan fshehurazi një tunel nga qelia e tyre dhe arritën të ikin.

Kategoritë
BotaLajme