Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit tha se marrëveshja e bashkëpunimit, që u nënshkrua në prani të pjesëmarrësve të samitit, do të mbikëqyret nga Ministritë e Punëve të Jashtme të të dy vendeve
Izraeli dhe Bahreini kanë nënshkruar marrëveshjen kornizë për bashkëpunim në margjinat e një samiti gjashtë-palësh të mbajtur në qytetin jugor Negev, transmeton Anadolu Agency (AA).
Samiti, i cili përfundoi sot më herët, mblodhi së bashku shefat e diplomacisë së Izraelit, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Egjiptit, Marokut dhe SHBA-së.
Në njënjoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit thuhet se marrëveshja e bashkëpunimit, që u nënshkrua në prani të pjesëmarrësve të samitit, do të mbikëqyret nga Ministritë e Punëve të Jashtme të të dy vendeve.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bahreinit, nga ana e saj, tha se ministri Abdullatif Al-Zayani me homologun e tij izraelit, Yair Lapid, diskutoi mënyrat për të zhvilluar bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme.
Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudani dhe Maroku në vitin 2020 nënshkruan marrëveshje të sponsorizuara nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, një lëvizje e cilësuar nga palestinezët si “tradhti” ndaj kauzës së tyre.