Izraeli dhe EBA-ja nënshkruajnë marrëveshje tatimore

“Kam nënshkruar një marrëveshje tatimore me Obaid Humaid al-Tayer, ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe”, shkroi në Twitter ministri izraelit i Financave, Izrael Katz

Izraeli sot njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje të përbashkët taksimi me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) si pjesë e përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe tregtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kam nënshkruar një marrëveshje tatimore me Obaid Humaid al-Tayer, ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe”, shkroi në Twitter ministri izraelit i Financave, Izrael Katz.

Ai e përshkroi marrëveshjen si historike “që do të përmirësojë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve”.

Marrëveshja e taksave u nënshkrua gjatë një takimi online midis dy ministrave siç tregohet nga një fotografi të lëshuar nga Katz në llogarinë e tij në Twitter.

Në tetor, Izraeli dhe EBA-ja arritën marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë së bashku me nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera dypalëshe për të inkurajuar investimet midis dy vendeve.

Nuk ka asnjë prononcim nga autoritetet e Emirateve mbi këtë zhvillim.

Kategoritë
BotaLajme