Izraeli dhe Koreja e Jugut arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e vaksinave COVID-19

Izraeli do t’i dërgojë Koresë së Jugut 700 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech që do të skadojnë së shpejti

Izraeli ka arritur një marrëveshje me Korenë e Jugut për të dërguar rreth 700 mijë vaksina të koronavirusit të ri (COVID-19), të prodhuara nga Pfizer-BioNTech, të cilat skadojnë së shpejti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, njofton kryeministria izraelite, Izraeli dhe Koreja e Jugut do të bëjnë një shkëmbim vaksinash.

Izraeli do t’i dërgojë Koresë së Jugut 700 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech që do të skadojnë së shpejti.

Në kthim, Koreja e Jugut më vonë këtë vit do t’i dërgojë Izraelit të njëjtin numër të dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech, tashmë të porositura nga kompania Pfizer.

Më 18 qershor, Izraeli po ashtu ra dakord për të shkëmbyer me Palestinën dozat e vaksinave që do të skadojnë së shpejti.

Sipas marrëveshjes, Izraeli kishte rënë dakord t’i japë Palestinës mbi 1 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech.

Palestina në kthim do t’i dërgonte në Izrael vaksinat Pfizer-BioNTech që pritet të mbërrijnë në shtator dhe tetor.

Por Autoriteti Palestinez anuloi marrëveshjen me arsyetimin se vaksinat që do të jepeshin nga Izraeli do të skadojnë në një kohë të shkurtër.

Kategoritë
BotaLajme