Izraeli gjatë vitit të kaluar ka vrarë 319 palestinezë, përfshirë 71 fëmijë

Në vitin 2021, 319 palestinezë, përfshirë 71 fëmijë, u vranë dhe 295 shtëpi u shkatërruan, njoftoi organizata izraelite e të drejtave të njeriut B’Tselem.

Bëhet e ditur se Izraeli ka vrarë 319 palestinezë vitin e kaluar.

Në vitin 2021, 319 palestinezë, përfshirë 71 fëmijë, u vranë dhe 295 shtëpi u shkatërruan, njoftoi organizata izraelite e të drejtave të njeriut B’Tselem.

Sipas një deklarate me shkrim nga kjko organizatë, viti 2021 ishte viti më i përgjakshëm për palestinezët që nga viti 2014, kur Izraeli sulmoi Gazën.

Forcat izraelite të sigurisë dhe kolonët e paligjshëm hebrenj vranë 319 palestinezë, përfshirë 71 fëmijë, gjatë vitit 2021.

Më 14 maj 2021, që ishte dita më e përgjakshme që nga Intifada e Dytë që u zhvillua në Bregun Perëndimor në vitin 2002, u vranë 13 palestinezë, përfshirë tre nga kolonët e paligjshëm izraelitë ose ushtarët izraelitë shoqërues.

Vitin e kaluar 295 shtëpi palestineze u shkatërruan në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor dhe 895 palestinezë, përfshirë 463 fëmijë, mbetën të pastrehë.

OJQ izraelite B’Tselem tha gjithashtu se sulmet ndaj palestinezëve nga kolonët hebrenj, të regjistruara në 251 në vitin 2020, ishin rritur në 336 raste.

Kategoritë
BotaLajme