“Izraeli i gatshëm për të bashkëpunuar me Turqinë për gazin në Mesdheun Lindor”

Ministri izraelit shprehu shpresë se Ankara në të ardhmen mund të bashkohet me Forumin e Gazit të Mesdheut Lindor

Ministri i Energjisë i Izraelit, Yuval Steinitz, ka deklaruar se Tel Avivi është i gatshëm të bashkëpunojë me Turqinë për gazin natyror në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri izraelit gjatë një vizite në administratën e Qipros Greke foli në një konferencë për media për projektin e gazsjellësit të Mesdheut Lindor (EastMed).

Duke theksuar rëndësinë e tubacionit nënujor, për të cilin siç pohoi, do të jetë më i gjati dhe më i thelli në botë, Steinitz tha se shpreson që projekti të përfundojë brenda pesë vitesh.

Steinitz po ashtu tha se Izraeli më parë ka zhvilluar bisedime në lidhje me eksportimin e gazit në Turqi, megjithëse, siç tha ai, ende pritet të sjellë rezultate. Ai po ashtu shprehu shpresë se Ankara në të ardhmen mund të bashkohet me Forumin e Gazit të Mesdheut Lindor.

Ministri izraelit dje mbërriti në administratën e Qipros Greke dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje për të lidhur rrjetet elektrike të dy vendeve, si dhe Greqisë.

EastMed është një projekt i tubacionit të gazit natyror me një gjatësi prej 1.900 kilometrash, që shtrihet nga Izraeli në Greqi dhe më pas në Itali.

Kritikët kanë theksuar se nuk do të jetë e mundur të mbushet tubacioni me rezervat aktuale të gazit të njohur në brigjet e Mesdheut Lindor të Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme