Izraeli liron shtetasin jordanez të akuzuar për spiunim për rezistencën palestineze

34-vjeçari Thaer Shafout, i cili u arrestua në muajin prill të vitit 2019 gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, u dënua me 28 muaj burg

Autoritetet izraelite kanë liruar një shtetas jordanez i cili ka kaluar mbi dy vite në burgun izraelit me akuzat e spiunimit për rezistencën palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

34-vjeçari Thaer Shafout, i cili u arrestua në muajin prill të vitit 2019 gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, u dënua me 28 muaj burg.

Duke folur për AA, babai i tij tha se mëngjesin e sotëm Thaer u tha atyre se do të lirohej.

“Kjo ishte ajo që ndodhi bazuar në ato që pamë nga fotot dhe videot dhe tani ai është në Bregun Perëndimor”, shtoi ai.

Autoritetet izraelite akoma nuk kanë komentuar mbi lirimin e tij dhe nëse ka ndonjë kusht për të.

Më 8 qershor, autoritetet izraelite liruan të burgosurin jordanez, Abdullah Abu Jaber, pas 21 vite burg me akuzat e rezistencës ndaj forcave izraelite.

Sipas grupeve që merren me çështjet e të burgosurve, 21 jordanezë mbeten të burgosur në Izrael.

Në vitin 1994, Jordania dhe Izraeli nënshkruan traktatin e paqes ‘Wadi Araba’, që solli fundin e gjendjes së luftës midis dy vendeve që nga lufta e parë arabo-izraelite në vitin 1948.

Kategoritë
BotaLajme