“Izraeli miraton 1.5 miliardë dollarë për të forcuar ushtrinë”

“Rreth 900 milionë dollarë nga buxheti i këtij viti dhe 600 milionë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzohen për prokurimin ushtarak dhe mbledhjen e inteligjencës”

Izraeli ka miratuar një buxhet prej 1.5 miliardë dollarë për të forcuar ushtrinë e tij duke blerë avionë dhe armatim si dhe duke rritur grumbullimin e inteligjencës.

Rreth 900 milionë dollarë nga buxheti i këtij viti dhe 600 milionë dollarë nga buxheti i vitit të ardhshëm do të shpenzohen për prokurimin ushtarak dhe mbledhjen e inteligjencës, njoftoi të hënën kanali izraelit i lajmeve.

Qeveria izraelite ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për raportin e Channel 12.

Muajin e kaluar, shefi i ushtrisë izraelite, Aviv Kochavi u tha mediave lokale se ushtria i ka përshpejtuar shumë përgatitjet për sulmin e mundshëm ndaj programit bërthamor të Iranit.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit mbi programin bërthamor të këtij të fundit janë ndezur kohët e fundit.

Ish-administrata amerikane në maj të vitit 2018 u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore në korrik të vitit 2015, duke rivendosur sanksionet.

Bisedimet në muajt e fundit midis Iranit dhe fuqive perëndimore në Vjenë mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nuk kanë arritur përparim deri më tani.

Kategoritë
BotaLajme