Izraeli njofton heqjen e vizave të udhëtimit me Marokun

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se është nënshkruar një marrëveshje midis Shtetit të Izraelit dhe Mbretërisë së Marokut në lidhje me heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare”, tha ambasadori izraelit në Rabat

Një marrëveshje për heqjen e vizave midis Izraelit dhe Marokut ka hyrë në fuqi, njoftoi sot ambasadori izraelit në Rabat, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se është nënshkruar një marrëveshje midis Shtetit të Izraelit dhe Mbretërisë së Marokut në lidhje me heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare”, tha në Twitter ambasadori David Govrin.

Ai shtoi se masa ka “hyrë në fuqi në fund të muajit të kaluar”.

I dërguari izraelit nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa autoritetet marokene nuk kanë komentuar ende mbi njoftimin.

Maroku ishte vendi i katërt arab që ra dakord për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin në vitin 2020 pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.

Kategoritë
BotaLajme