Izraeli pesëfishon të ardhurat në sektorin e teknologjisë së lartë

Të ardhurat nga bashkimet, blerjet dhe ofertat publike të kompanive izraelite në sektorin e teknologjisë së lartë janë pesëfishuar këtë vit në 81.2 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga bashkimet, blerjet dhe ofertat publike të kompanive izraelite në sektorin e teknologjisë së lartë janë pesëfishuar këtë vit në 81.2 miliardë dollarë.

Sipas lajmit të gazetës “Times of Israel”, që bazohet në raportin e kompanisë konsulente izraelite “PwC Israel”, në sektorin e teknologjisë së lartë janë bërë 171 marrëveshje tregtare, në të cilat kompanitë private i janë ofruar publikut përmes bashkimeve, ofertave publike dhe transferimeve të kompanive. Thuhet se vlera totale e këtyre marrëveshjeve, e cila vitin e kaluar ishte 15.4 miliardë dollarë, këtë vit ka arritur në 81.2 miliardë dollarë.

Gjithashtu në një raport të publikuar javën e kaluar nga “Start Up Nation Central”, ku takohen shumë biznese të reja teknologjike dhe dixhitale në Izrael, thuhet se kompanitë izraelite të teknologjisë së lartë kanë marrë një investim prej 25 miliardë dollarësh në periudhën janar-nëntor 2021 dhe 33 kompani të reja përfituan 1 miliard dollarë dhe se duke arritur këtë vlerë fituan titullin “unicorn” në botën e investimeve.

Kategoritë
BotaLajme