Izraeli reagon me tërbim ndaj deklaratave të Putinit mbi prejardhjen e Hitlerit

Izraeli ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili pretendoi se lideri nazist Adolf Hitler “kishte gjak hebre”.

Lavrov këto komente i bëri në përpjekje për të justifikuar portretizimin e Ukrainës nga Rusia si “naziste”, pavarësisht faktit se presidenti i saj është hebre. Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ministria e Jashtme e Izraelit thirri ambasadorin rus për “sqarim” dhe kërkoi falje .

Mediat izrealite kanë dënuar këto komente që i cilësojnë të pabaza Në një artikull analize, Jerusalem Post shkruan se kjo do të thotë se Izraeli nuk mund të jetë më neutral në luftën në Ukrainë.

Planet më të mira të Jeruzalemit për të “qëndruar në një farë mënyre mbi luftën” tani janë zhbërë.

Një tjetër gazetë izraelite, Haaretz, bën komente nga Komiteti Hebre Amerikan duke thënë: “Ne kemi thënë vazhdimisht se denazifikimi është i nevojshëm në Moskë, jo në Kiev”.

Ndërkohë në një tjetër reagim një ndër njerëzit më të besueshëm të Putin, Lavrov thekson se deklarata e tij është griteske.

Kategoritë
BotaLajme