Njoftohuni se ku, kur dhe sa orë do të ketë ndërprerje të rrymës

Kriza e thelluar energjetike, mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik, rritja e konsumit si pasojë e ngrohjes, diferenca e lartë në mes konsumit dhe prodhimit kanë bërë që të ndërmerren kufizime të energjisë rreth dy orë për të gjithë konsumatorët deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT.

Konsumatorët mund të njoftohen për këto kufizime të planifikuara përmes aplikacionit eKesco (shkarkoni këtu). Të gjithë ata konsumatorë që nuk kanë llogari në këtë aplikacion mund të regjistrohen tani. Nevojitet një email adresë si dhe shifra e konsumatorit e cila gjenedet në anën e sipërme të faturës suaj, për të krijuar llogari në këtë aplikacion.

Po ashtu, në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës (gjeni këtu) konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton.

Përdoruesit mund të gjejnë kufizimet e planifikuara lehtë nga të dhënat gjeografike. Për ta gjetur lokacionin tuaj klikoni direkt në hartë duke zmadhuar kursorin ose ndani adresën tuaj me sistemin, në anën e majtë të kësaj harte.

Lusim konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco,ta hapin atë (shkarkoni këtu), si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime.

Për lehtësimin e kësaj situate gjatë kufizimeve të energjisë elektrike, ju lutemi të bëni sipas mundësisë shkycjen e pajisjeve elektrike, ne vecanti ngrohjen, sepse kjo po e vështirëson rikyçjen e energjisë elektrike për shkak të ngarkesave të mëdha në linja.

https://outage.keds-energy.com/Main.aspx?lan=al&trh=2021-12-24&fbclid=IwAR2tZNrQ4P9JT2lLnH7uVDKkQMj3wpqABIJTulXOxGSS_tDERFOlG133URQ

Kategoritë
LajmeTë ndryshme