Ja kur Kroacia do të fillojë ta përdorë Euron si valutë e tyre

Zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i financave Zdravko Mariç deklaroi se projektligji për kalimin e Kroacisë në euro do të jetë gati në mes të janarit dhe pritet të miratohet në prill.
Mariç vuri në dukje se përpara se të miratojë euron, vendi duhet të ndryshojë 46 ligje dhe më shumë se 70 rregullore.

Duke thënë se Kroacia do të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2023, Mariç tha se dekreti i euros pritet të shpallet nga mesi i vitit të ardhshëm.

Ai tha se pas vendimit do të hyjë në fazën finale dhe duhet të punojnë shumë për përgatitjet.

Mariç bëri të ditur se nga gushti, çmimi do të jetë binar dhe etiketat e çmimeve do të shkruhen së bashku me EURO dhe KUNA.

Pas kalimit në euro më 1 janar, sistemi i dyvalutave do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera, pas së cilës monedha kroate Kuna do të shfuqizohet plotësisht.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme