Ja sa vite burg ia dha gjykata avokatit që u dënua për keqpërdorim seksual të 16-vjeçares në Drenas

Avokati Gazmend Halilaj është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprën penale Keqpërdorim Seksual.

Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë Gjykata me anë të një komunikate për media.

“I akuzuari G.H. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.3 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me katër vite burg është dënuar edhe polici Vesel Veseli dhe arsimtari Shkëlzen Xhekaj lidhur me rastin e keqpërdorimit seksual.

Kategoritë
LajmeVendi