Jahja Kokaj i VV-së synon ta nis një raketë në hapësirë gjatë Qeverisjes së Kurtit

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka thënë se gjatë qeverisjes së Albin Kurti planifikon që të nis një reketë në hapësirë.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Natë Vere” në T7.

Kokaj ka thënë se është shumë modest.

“Kjo mund të ndodhë nëse e realizoj një projekt, një raketë jo të madhe do e nis” tha ai.

Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë gjatë qeverisjes së Kurtit.

Kokaj gjithashtu ka thënë se ka 35 vjet që nuk shkon në pushime.

Kategoritë
LajmeVendi