Jahti i Bill Gates pranë kalasë në Bodrum të Turqisë

Jahti “Lana” nën flamurin e ishujve Kajman, 107 metra i gjatë dhe 16 metra i gjerë, u ankorua pranë kalasë në Bodrum

Mega jahti “Lana”, i themeluesit të gjigantit të teknologjisë amerikane “Microsoft Gates”, ndodhet prej ditësh në Bodrum, një qark në provincën perëndimore turke të Muğlas, e cila është një nga perlat e turizmit turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Jahti “Lana” nën flamurin e ishujve Kajman, 107 metra i gjatë dhe 16 metra i gjerë, u ankorua pranë kalasë në Bodrum.

Nuk dihet nëse Gates është në jaht apo sa ditë do të qëndrojë jahti në resortin e famshëm turk.

Jahti ka ambiente të ndryshme si palestër, xhakuzi, klub plazhi, pishinë dhe pajisje për sportet ujore.

Kategoritë
BotaLajme