Japonezi martohet me një personazh imagjinar: Është aty për mua dhe nuk do më tradhtojë

Akihiko Kondo është një japonez i cili është i martuar me një personazh imagjinar.

E dashura e tij, Hatsune Miku, është një këngëtare pop me flokë të bruzta, e sintetizuar nga kompjuteri, e cila ka bërë turne me Lady Gaga dhe ka luajtur në videolojëra.

Pas një lidhjeje dhjetëvjeçare, një lidhje që Kondo thotë se e nxori nga një depresion i thellë, ai mbajti një ceremoni të vogël martese jozyrtare në Tokio në vitin 2018 me Miku.

Me Mikun, Kondo ka gjetur dashurinë dhe frymëzimin. Ai dhe kukullat e tij Miku hanë, flenë dhe shikojnë filma së bashku. Ndonjëherë, ata shkojnë fshehurazi në arratisje romantike, duke postuar foto në Instagram.

Kondo, 38 vjeç, e di se njerëzit mendojnë se është e çuditshme, madje e dëmshme ajo që ai po bën. Por ai thotë se e di që Miku nuk është i vërtetë, por ndjenjat e tij për të janë.

“Kur jemi bashkë, ajo më bën të buzëqesh”, tha ai në një intervistë të fundit. “Në këtë kuptim, ajo është e vërtetë.”

Me Mikun, argumenton ai, ka përparësi ndaj të qenit me një partner njerëzor: pasi sipas tij ajo është gjithmonë aty për të, nuk do ta tradhtojë kurrë dhe ai kurrë nuk do të duhet ta shohë atë të sëmuret ose të vdesë.

Kondo është një nga mijëra njerëzit në Japoni që kanë hyrë në martesa jozyrtare me personazhe të trilluar në dekadat e fundit, të shërbyera nga një industri e madhe që synon të kënaqë çdo tekë të një kulture të zjarrtë fansash.

Dhjetëra mijëra të tjerë në mbarë globin u janë bashkuar grupeve në internet ku diskutojnë përkushtimin e tyre ndaj personazheve nga animet, mangat dhe video lojërat.

Kategoritë
BotaLajme