Japoni, numri i lindjeve në vitin e kaluar shënoi rënie rekord

Vitin e kaluar norma e lindjeve në Japoni u pakësua në 872.683, duke rënë me 25.917 në krahasim me vitin 2019.

Në Japoni numri i lindjeve të reja në vitin 2020 u pakësua në 872.683, duke shënuar një rënie rekord.

Ministria Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi normat lidhur me lindjet vjetore, vdekjet dhe martesat.

Sipas ministrisë, vitin e kaluar norma e lindjeve në Japoni u pakësua në 872.683, duke rënë me 25.917 në krahasim me vitin 2019.

Ministria këtë rënie në normat e lindjeve të reja e cilësoi si një rënie rekord.

Numri i vdekjeve në të gjithë vendin arriti në 1.384.544, duke u pakësuar me 9.373 në krahasim me një vit më parë.

Ndërkohë, numri i martesave të regjistruara gjatë gjithë vitit u ul me 78.069 krahasuar me vitin 2019, duke arritur në 537.583

Sipas agjencisë Kyodo norma e lindjeve në të gjithë vendin ra nën 900 mijë për herë të parë në vitin 2019.

Kategoritë
BotaLajme